Mira Murati është përfshirë në listën e revistës prestigjioze TIME me 100 figurat që po ndikojnë dhe drejtojnë zhvillimin e Inteligjencës Artificiale në mbarë botën.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
“Mira Murati dëshiron që ju të keni një mundësi zgjedhjeje”. Me këtë fjali, TIME nis profilin kushtuar inxhinieres me origjinë shqiptare, e cila vijon të renditet mes emrave më të rëndësishëm të industrisë së AI.
Murati është gjithashtu pjesë e kopertinës globale të edicionit TIME100 AI, ku shfaqet krah disa prej figurave më të njohura të industrisë së teknologjisë, përfshirë Sam Altman, Elon Musk, Jeff Bezos, Larry Ellison dhe Ilya Sutskever.
Përfshirja në listë vjen pas rolit të saj të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjive të Inteligjencës Artificiale dhe veçanërisht gjatë periudhës kur shërbeu si drejtuesja e teknologjisë në OpenAI.
100 figurat që po formësojnë të ardhmen e AI
Për edicionin e këtij viti, TIME e ka ndarë listën në katër kategori kryesore: Liderë, Inovatorë, Formësues dhe Mendimtarë.
Përzgjedhja nuk kufizohet vetëm te drejtuesit dhe studiuesit e kompanive teknologjike. Në të janë përfshirë gjithashtu politikëbërës, sipërmarrës, artistë dhe figura të tjera kreative, të cilët po luajnë rol në mënyrën se si Inteligjenca Artificiale po ndryshon ekonominë, kulturën dhe jetën e përditshme.
Sipas kryeredaktorit të TIME, Sam Jacobs, edicioni i këtij viti pasqyron një industri “shpërthyese, por edhe përçarëse”, ku zhvillimet teknologjike ndërthuren gjithnjë e më shumë me interesat ekonomike dhe gjeopolitike.
Kjo pasqyrohet edhe në përfshirjen e një numri të konsiderueshëm figurash të industrisë së teknologjisë nga Kina, në një kohë kur gara mes Shteteve të Bashkuara dhe Pekinit për avantazhin teknologjik dhe dominimin e epokës së Inteligjencës Artificiale është intensifikuar.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Për Mira Muratin, përfshirja në TIME100 AI përbën një tjetër vlerësim ndërkombëtar për kontributin e saj në një prej fushave teknologjike me zhvillimin më të shpejtë në botë.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-31 21:16:46
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026


