Mirditë – Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mirditës, pasi u kap duke ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës. Sipas policisë, gjatë ditëve të fundit ai dyshohet se ka ndezur edhe 5 vatra të tjera, duke shkaktuar përfshirjen nga flakët të rreth 15 hektarëve sipërfaqe.
Arrestimi i shtetasit A. D., banues në Rraja e Valës, u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Piromani 2”, pas një pune 48-orëshe gjurmuese, bazuar në informacionet operative dhe ndjekjen në terren me pajisje dron.
Policia bën me dije se 62-vjeçari, i cili rezulton me precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme, është arrestuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Në momentin e arrestimit, ai sapo kishte ndezur një vatër zjarri. Nga veprimet hetimore është dokumentuar dyshimi se gjatë ditëve të mëparshme kishte ndezur edhe pesë vatra të tjera.
Shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Mirditës, vijojnë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të 62-vjeçarit dhe verifikimin e përfshirjes së tij në raste të tjera zjarrvënieje në territorin e Bashkisë Mirditë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Mirditë/ Kapet në flagrancë 62-vjeçari, dyshohet se ndezi 6 vatra zjarri 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-22 09:35:02
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


