Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sot (1 shtator) pas vendimit të gjashtë deputetëve të LDK-së se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun si president.
Ai tha se qëndrimi i tyre duket se lidhet më shumë me kundërshtimin ndaj qeverisë sesa me figurën e Bekim Sejdiut.
Kurti e cilësoi marrëveshjen si një dakordësi të arritur me shumë përpjekje, duke e përshkruar si “të drejtë, të vërtetë dhe të dobishme”.
“Marrëveshja politike që kemi bërë është e vlefshme, ajo marrëveshje qëndron. Është marrëveshje me shumë mund, e drejtë, e vërtetë dhe e dobishme. Çfarë të bëjmë që kishim këtë veprimin negative të 6 deputetëve. Duket qartë se nuk e kanë aq kundër Bekim Sejdiut, se sa kundër qeverisë.
Për atë qëndron opozitarizmi në Kuvend dhe zgjedhje të lira demokratike. Nuk mundemi që pafundësisht të përsërisim zgjedhjet me shpresën se këtë herë do të ketë rezultate ndryshe”, tha Kurti.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-01 21:39:06
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


