Aktori kanadez i zërit Peter Cullen, i njohur në mbarë botën si zëri i Optimus Prime në “Transformers” dhe i gomarit Eeyore në “Winnie the Pooh”, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
Cullen ndërroi jetë të mërkurën në shtëpinë e tij në Los Angeles, i rrethuar nga familjarët e tij. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate të familjes, e cila e përshkroi aktorin si një figurë të dashur nga miqtë dhe miliona fansa në të gjithë botën.
Roli që do ta përjetësonte ishte ai i Optimus Prime, personazhit heroik me zë të thellë në serialin televiziv “Transformers”, të cilin Cullen e interpretoi për herë të parë në vitin 1984.
Ai u rikthye në këtë rol edhe në disa prej filmave të mëvonshëm të Hollywood-it, duke e bërë zërin e tij një nga më të dallueshmit në historinë e animacionit.
Një tjetër personazh i paharrueshëm ishte Eeyore, gomari pesimist dhe depresiv nga universi “Winnie the Pooh”. Cullen i dha zërin personazhit në serialin “The New Adventures of Winnie the Pooh”, si dhe në një sërë produksionesh të tjera televizive, filmash dhe videolojërash.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, Cullen interpretoi edhe një sërë personazhesh të tjerë. Mes tyre ishin, homologu negativ i KITT në “Knight Rider”, vokalizimet e Predator në filmin e vitit 1987 dhe zëri i King Kong në filmin e vitit 1976.
Frymëzimi për Optimus Prime
Interpretimi i Optimus Prime u ndikua drejtpërdrejt nga vëllai i madh i Cullen, një marins amerikan dhe veteran i dekoruar i Luftës së Vietnamit.
Ai e këshilloi aktorin që personazhin ta interpretonte si “një hero të vërtetë”, duke i thënë të mos e luante si një “hero të Hollywood-it”.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Kjo këshillë u bë pjesë e identitetit të Optimus Prime. Cullen ka treguar se zëri i vëllait të tij i qëndroi në mendje gjatë audicionit dhe e ndihmoi të gjente tonin karakteristik të personazhit.
Aktori madje i dhuroi vëllait të tij një pjesë të pagës që merrte nga roli i Optimus Prime, deri në vdekjen e tij.
Një karrierë e jashtëzakonshme
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
Cullen e nisi karrierën në televizion dhe radio në Kanada, përpara se të shfaqej në programe si “The Sonny & Cher Show” dhe më vonë të përqendrohej te aktrimi me zë.
Ai u bë pjesë e shumë serialeve të njohura të animuara të viteve ’80 dhe ’90, përfshirë “Chip ‘n Dale Rescue Rangers”, “Spider-Man”, “Donkey Kong”, “Alvin & the Chipmunks”, “Dungeons & Dragons”, “My Little Pony”, “DuckTales” dhe “Gummi Bears”.
Për interpretimin e Optimus Prime, Cullen mori një nominim për Daytime Emmy në vitin 2011. Në vitin 2023, ai u nderua me një çmim për arritje gjatë gjithë jetës në Çmimet Emmy për Fëmijë dhe Familje.
Familja e aktorit u ka bërë thirrje fansave që trashëgiminë e tij ta nderojnë duke u shërbyer komuniteteve dhe duke i udhëhequr të tjerët me dhembshuri, integritet dhe besnikëri.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
Peter Cullen largohet pas një karriere prej dekadash, por zëri i tij mbetet i lidhur me disa prej personazheve më të dashura të historisë së animacionit.
/abcnews.al/
Ndahet nga jeta Peter Cullen, zëri legjendar i “Optimus Prime” dhe “Eeyore” 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-27 21:15:12
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.




