
Ditën e sotme ka marrë detyrën Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita.
Eksperti i sigurisë, Gert Metani i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se e sheh pak të vështirë për t’u besuar që nuk ka bërë kompromise në sensin e mosveprimit në gjithë këto vite në profesion.
Metani theksoi se një drejtor i përgjithshëm policie mund të përmirësojë emrin e tij apo kontributin personal, por ai nuk mund të ndryshojë rrënjësisht sigurinë e vendit, ku sipas ekspertit është në pikën e saj më të zezë.
Metani: Kur përmendin punën e Hitës në Durrës, flasin për një arrestim dhe pastaj janë ato fabulat e tjera që thonë se ‘ka prekur armën’ apo ka bërë diçka të ngjashme. Kjo është një ndër idiotësitë më të mëdhaja të thuash për një punonjës policie, që ka prekur armën. Detyra e tij është fiks ajo gjë, të prekë armën. Që nga dita e parë, ti licencohesh dhe trajnohesh pikërisht për atë punë, për të përdorur armën në mbrojtje të qytetarëve dhe për të ofruar rend. Në gjithë këto vite zhvillim karriere, është pak e vështirë për t’u besuar që nuk ka bërë kompromise në sensin e mosveprimit. Nuk po themi që është i përfshirë direkt, si disa kolegë të tij që u morën me lojëra fati, inerte, ndërtime apo call center-a, por te pjesa e mosveprimit kam dyshime. Një drejtor i përgjithshëm policie mund të përmirësojë emrin e tij apo kontributin personal, por ai nuk mund të ndryshojë rrënjësisht sigurinë e vendit, e cila duhet thënë se është në pikën e saj më të zezë.
/vizionplus.tv
Skënder Hita në krye të bluve, Metani: Idiotësi të thuash që polici preku armën! E vështirë të ndryshojë rrënjësisht sigurinë e vendit 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-31 20:47:24
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


