Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para fillimit të protestës së paralajmëruar për orën 21:00 kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, në vendngjarje kanë nisur brohoritjet në mbështetje të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj.
Në shesh është sjellë edhe një flamur gjigant kombëtar, me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa protestuesit kanë brohoritur “UÇK” dhe “Liri për çlirimtarët”.
Pavarësisht që ka kohë që tyre fillojë protesta e paraparë në ora 21:00, qindra protestues janë mbledhur këtu në sheshin Skënderbeu, ku kanë filluar veçse brohoritjet e para duke thirrur UÇK, siç po shihet këtu kanë sjellur edhe një flamur gjigant kombëtarë, në krye me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku po thërrasin për çlirimtarët në emër, Liri dhe Liri për çlirimtarët. Siç po shihet ka persona të grup moshave të ndryshme të rijnë pleq dhe të gjithë personat që kanë ardhur vendet e ndryshme nga qytetet e ndryshme, kemi parë që edhe rrugët në fakt veçse kanë filluar të bllokohen përshkak se tubimi madhështor veç se ka nisur”, ka thënë Berisha.
Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, disa rrugë në qendër të Prishtinës kanë filluar të bllokohen, ndërsa turma vazhdon të zgjerohet.
Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-20 19:04:32
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
