Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiç, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila shpalli fajtorë dhe dënoi me 81 vjet burg në total ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me një shënim në “X”, Mishetiç ka publikuar reagimin e Thaçit, ndërsa shprehet se do ta apelojnë vendimin.
Reagimi i plotë:
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda 2026
Avokatët e z. Thaçi do të apelojnë aktgjykimin e djeshëm të Trupit Gjykues pranë Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), duke argumentuar se janë bërë gabime të rëndësishme në interpretimin e ligjit dhe në vlerësimin e fakteve, të cilat kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor.
Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Mbrojtja ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me respektimin e rregullave procedurale dhe të drejtën për një proces të drejtë, përfshirë shtrirjen e gjerë të pyetjeve të bëra drejtpërdrejt nga anëtarët e Trupit Gjykues, në një mënyrë që, sipas Mbrojtjes, nuk krijonte përshtypjen e paanshmërisë.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
Mbrojtja qëndron në qëndrimin se ndërhyrjet e gjyqtarëve kanë tejkaluar kufijtë e kërkimit neutral të së vërtetës, duke cenuar perceptimin e paanshmërisë që kërkohet nga standardet ndërkombëtare të drejtësisë. Sipas saj, kjo mungesë paanshmërie është reflektuar tashmë edhe në aktgjykimin e Trupit Gjykues.
Mbrojtja argumenton se konstatimet e fajësisë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm mbështeten në prova të pamjaftueshme dhe të pakonfirmuara nga prova të tjera.
Për më tepër, gjatë ditës së djeshme, Trupi Gjykues deklaroi publikisht se z. Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit, pasi më herët kishte urdhëruar të gjitha palët në këtë çështje që të mos diskutonin publikisht rastin e z. Allaqi gjatë seancave gjyqësore, si dhe kishte urdhëruar që të gjitha provat që lidhen me këtë çështje të mbaheshin konfidenciale.
Sipas Mbrojtjes, Trupi Gjykues e ka shpallur publikisht fajtor z. Thaçi për një vrasje, ndërkohë që provat mbi të cilat është mbështetur ky përfundim janë mbajtur të fshehura nga shqyrtimi publik. Z. Thaçi do ta mirëpriste një shqyrtim të tillë publik të provave.
Mbrojtja do të apelojë vendimet e Trupit Gjykues, duke argumentuar se ato kanë shkelur të drejtat e tij themelore për një proces të drejtë, të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuta e Kosovës.
Z. Thaçi mohon në mënyrë të prerë çdo përfshirje në vrasje.
Respektimi i standardeve rigoroze të drejtësisë procedurale është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut te institucionet ndërkombëtare të drejtësisë penale. Mbrojtja do të paraqesë zyrtarisht njoftimin për apel pranë Panelit të Apelit, me qëllim korrigjimin e këtyre gabimeve faktike, ligjore dhe procedurale.”, thuhet në reagim.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-17 17:05:40
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
