Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai nuk e ka përdorur pushtetin për përfitime financiare personale. Rama tha se dhuratat që i janë dhënë në cilësinë e kryeministrit janë regjistruar si pronë e shtetit shqiptar, ndërsa theksoi se synimi i tij është të lërë një trashëgimi publike dhe jo të pasurohet. Ai shtoi se gjatë viteve në politikë mund të ketë bërë gabime, por sipas tij, “paraja dhe pronat” nuk e kanë përkulur bindjen për të dhënë dhe jo për të marrë.
Edi Rama:
Nuk ka asnjë firmë të hedhur nga mua në bashki apo tani. Nuk jam engjëll, as i pagabueshëm. Por faji që nuk kam bërë kurrë është që të trajtoj pushtetin për para dhe për prona. Kush më njeh e di mirë çfarë flas. Kush ka fituar mundësi të ligjshme falë firmës time e di mirë çfarë flas. Pushteti im nuk është përdorur kurrë për para të errta apo të marr favore.
Ndryshe nga paraardhësi im që i ka përlarë dhuratat, unë i kam regjistruar si pronë e shtetit shqiptar. Çfarë vjen për mua si kryeministër nuk vjen për ta çuar në shtëpi e as ta kem për veten time. Ndaj unë privatisht udhëtoj gjithnjë. Ndaj makina ime merret me qera nga partia, jonga qeveria, sepse e përdor edhe për takime elektrorale. Unë mund të kem bërë shumë gabime, por kurrë, paraja, pronat apo çdo gjë tjetër nuk e kanë përkulur dot bindjen time që unë jam për të dhënë jo për të marrë. Jam për të bërë histori, jo për pasuri. Jam për të lënë emrin, jo për të fryrë xhepat.
“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-27 13:38:31
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
