
Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës akuzuan liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, se po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të institucioneve.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se Kurti dhe ministrat e tij duhet të largohen nga Qeveria në detyrë dhe të kthehen në Kuvend, në mënyrë që t’i hapet rrugë funksionimit normal të institucioneve.
“Jemi këtu për të përsëritur edhe një herë kërkesën tonë për kthim të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë. Pra, ne po i themi sot troç, Albin Kurtit, dy gjëra. E para, që ai dhe ministrat e tij, të cilët janë në këtë objekt, janë uzurpatorë dhe duhet ta lirojnë këtë objekt. Dhe e dyta, ata duhet të kthehen në Kuvend e t’i hapin rrugë krijimit të institucioneve të reja të vendit”, tha Blerta Deliu-Kodra.
Ndërsa deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, e akuzoi Kurtin se po cenon mandatin e deputetëve të zgjedhur nga qytetarët.
“Porosia është shumë e thjeshtë që shkelësi recidivist i Kushtetutës vazhdon të struket në zyrën e vet. Ai 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës ua ka marrë mandatin që ia ka dhënë populli. Ai e ka bllokuar konstituimin e Kosovës me të vetmin qëllim, me e gjet diku një derë në mënyrë që edhe pozicionin e presidentit me e kap për partinë e vet dhe me e kthy logjikën e partisë, që e udhëheq parti-shtet.”
Afati i fundit nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit ishte 7 gushti.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-25 11:19:51
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


