Përfaqësuesi i diasporës së Kosovës në Itali, Patriot Krasniqi, ka deklaruar për “Balkan Update” se bashkatdhetarët po përgatiten për një manifestim madhështor në pritje të lirimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Haga.
Krasniqi u shpreh se organizimet dhe oraret do të caktohen në qytete të ndryshme të Evropës sapo të konfirmohet vendndodhja zyrtare.
Duke e cilësuar 16 shtatorin si një datë historike për të gjithë Kosovën, ai shprehu bindjen e plotë në pafajësinë e ish-luftëtarëve. Sipas tij, vendimi pozitiv do të festohet përmes një tubimi gjithëpërfshirës që do të shtrihet nga Tirana deri në Prizren e Prishtinë.
“Kjo nuk do të jetë një protestë si herët e kaluara, por do të jetë një manifestim për të pritur luftëtarët tanë që të kthehet nga burgu. Në momentin që do të na njoftojë Haga për vendin se ku do të mbahet protesta, ne do të lajmërojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë.
Në qytete të ndryshme të Europës do të caktohet ora dhe vendin e pritjes për krerët tanë. Besojmë që në 16 shtator ish-krerët e UÇK do të lirohen. Kjo datë është historike për të gjithë Kosovën. Ne jemi të bindur për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK. Nëse dalin të pafajshëm do ta festojmë nga Tirana në Prizren e Prishtinë”, tha Krasniqi.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-02 16:28:35
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

