Analisti Artur Nura, në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, duke i cilësuar ato si të domosdoshme për kufizimin e paraburgimit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Sipas tij, paraburgimi lehtëson punën e prokurorisë, por mund të sjellë pasoja për qytetarët që më pas shpallen të pafajshëm.
Nura theksoi se kufizimet ligjore për heqjen e lirisë janë pjesë e mekanizmit të kontrollit dhe balancës mes institucioneve. Ai shtoi se përplasjet demokratike mbi këto ndryshime janë të nevojshme.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
“Politika e para burgimit është një punë që i lehtëson punën prokurorit, por shkel të drejtat e njeriut. Është domosdoshmëri për t’u rregulluar. Statistikat i japin të drejtë qeverisë. E dini sa persona që nuk vijnë në interes të publikut, por që kanë një hall për t’u zgjidhur qëndron pas hekurave dhe më pas dalin të pafajshëm.
Ligji ka parashikuar disa limite për heqjen e lirisë dhe këto janë të domosdoshme. Unë pres ballafaqim, por nëse prokurorët thonë që na vështirësohet puna, atëherë le t’u vështirësohet nuk ka asnjë problem. Nuk ka pse të shqetësohet drejtësia ku vendosen disa kufizime, kjo është check and balance.
Paraburgimi është një kosto, që është e vështirë që t’i matësh. Ka njerëz që e kanë të vështirë dhe nuk e përballojnë dot këtë situatë. Është kosto për qytetarin, por edhe për shtetin. Është e rëndësishme që të respektohet privatësia e hetimit. Ndryshime e reja ligjore kanë qenë të domosdoshme. Përplasjet demokratike janë të domosdoshme”, tha Nura.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
“Paraburgimi, kosto për qytetarin e shtetin”/ Nura: Ndryshimet e reja ligjore, të domosdoshme 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-01 17:27:08
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
