
Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi se platforma për adresimin e problemeve që kryeministri Edi Rama shpalli në Pogradec me emrin “Pasqyra Albania”, është një mënyrë e re për të mashtruar qytetarët. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha theksoi se nëse ka dicka që nuk ndryshon në qeverinë e socialistëve është korrupsioni.
“Pasqyra e Edi Ramës është mashtrimi i fundit i tij sepse siç e shihni është i rrënuar, besoj se e keni parë. Nuk ka. Është i rrënuar. E vërteta, duhet ta pranojmë, se kjo protestë ia ka gërryer shpirtin, e ka boshatisur, e ka zvetënuar. Por do vjedhin. Prapë është vjedhja. 6 milionë vodhën për Diellën, edhe këtu do vjedhin nja 4-5 milionë. Vjedhja nuk ka të ndalur aty.
E vetmja gjë që 24 orë në 24 nuk ndalet, është vjedhja tek ata”, tha Berisha.
Sipas Berishës edhe nëse Kryeministri Rama vendos në vjeshtë të ndryshojë qeverinë, asgjë nuk ndryshon për qytetarët.
“Për sa i përket qeverisë Balluku bis, është qeveria Balluku kjo, mendoj se me asgjë, me asnjë ndryshim të saj, nuk mund të mashtrojë qytetarët shqiptarë”,shtoi Berisha.
Zgjidhja e vetme e kësaj krize të frikshme që po përpin vendin, është dorëheqja dhe largimi i tij i menjëhershëm nga detyra.”
Përballë mazhorancës socialiste berisha sqaroi edhe betejën e opozitës në shtator kur nis sesioni I ri parlamentar. Se pari berisha qartësoi se pd nuk do të bojkotojë parlamentin.
“Bojkot ne nuk bëjmë, ne jemi të përcaktuar”, tha ai.
Së dyti Berisha theksoi se të enjten pd do të miratojë një strategji të re për dixhitalizimin e kësaj force politike
“Partia duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë.”
Të enjten PD mbledh Këshillin Kombëtar për të miratuar strategjinë e dixhitalizimit, mbledhje që shënon edhe nisjen e sezonit të ri politik për partinë më të madhe të opozitës.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 14:10:48
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
