Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka akuzuar komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, pak ditë pasi Bashkimi Europian vendosi të pezullojë fondet për Beogradin për shkak të reformave të debatueshme në drejtësi. Gjatë një vizite në qytetin e Šidit, Vuçiç deklaroi se ka ndërprerë komunikimin me disa zyrtarë të huaj, për të cilët tha se “nuk kanë qëllime të mira ndaj Serbis”.
“E shihni që kam ndaluar së foluri për Marta Kos. Nuk do të them më asnjë fjalë për të”, deklaroi ai
I pyetur nëse si president duhet të mbajë komunikim me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, Vuçiç u përgjigj me ironi, duke lënë të kuptohet se qëndrimi i tij ndaj komisioneres europiane lidhet edhe me arsye personale.
“Për çfarë duhet të flas me ata që gënjejnë për Serbinë? Çfarë mbetet për tu folur? Sidoqoftë, për mua është e rëndësishme që Serbia është në rrugën e saj europiane” tha Vuçiç
Reagimi i Vuçiç vjen pasi Bashkimi Europian vendosi të pezullojë disbursimin e fondeve për Serbinë, për shkak të mosplotësimit të disa kushteve nga autoritetet serbe.
Pak ditë më parë, Marta Kos njoftoi se BE ka ngrirë përkohësisht fondet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, pasi Serbia ka bërë hapa pas në pavarësinë e gjyqësorit.
“Për momentin kemi ndalur të gjitha pagesat, sepse ka pasur regres në sistemin e drejtësisë. Derisa kjo të korrigjohet, Serbia nuk do të marrë mbështetje financiare europiane”, deklaroi ajo gjatë një aktiviteti në Universitetin e Fribourgut në Zvicër.
Vendimi erdhi pasi parlamenti serb miratoi reforma në drejtësi pa konsultim me prokurorët, gjyqtarët, Bashkimin Europian apo institucione të tjera të specializuara. Sipas kritikëve, ndryshimet i japin më shumë kompetenca drejtuesve të gjykatave mbi gjyqtarët dhe dobësojnë garancitë për pavarësinë e prokurorëve. Komisionerja europiane kritikoi gjithashtu klimën politike në Serbi, duke folur për polarizim të thellë, kufizime ndaj medias dhe mungesë progresi demokratik.
“Serbia ka më shumë se një dekadë vend kandidat dhe fatkeqësisht po shohim hapa pas”, deklaroi Kos, ndërsa kritikoi edhe afërsinë e Beogradit me Rusinë.
“Nuk mund të ulesh në dy karrige”, tha ajo, duke iu referuar faktit që Serbia vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta me Kremlinin dhe nuk i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.
BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më! 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-10 19:57:40
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


