
Ramadan dhe Xhon Hasan, dy vëllezër 32 dhe 28 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Korçës pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen nr. 8 të qytetit.
Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar Bledar dhe Anci Gegolli, të cilët, sipas policisë, janë fqinj me dy vëllezërit e arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta. Sipas burimeve policore, gjithçka ka nisur pas një sherri mes fëmijëve të dy familjeve pranë banesave të tyre, ndërsa më pas në konflikt janë përfshirë edhe të rriturit.
Përplasja ka përfunduar në dhunë fizike, ku Bledar dhe Anci Gegolli kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe një automjet, të cilit i janë thyer xhamat me një lopatë metalike.
Pas hetimeve, Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë Ramadan dhe Xhon Hasan, të dyshuar për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Policia arreston dy vëllezërit në Korçë, u zunë me fqinjët për fëmijët që luanin në lagje 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-30 09:27:46
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

