TIRANË– Xhelil Bajrami, këshilltari politik i kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, u shpreh se protestat disa ditore ushtruan “presion” te faktori politik në Kosovë, si për zgjedhjen e Presidentit ashtu dhe për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e specializuara.
I ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, Bajrami theksoi se pas këtij hapi Kosova ka shansin që t’i kthehet stabilitetit dhe normalitetit politik.
“Unë mendoj se ka ndikuar në zgjedhjen e presidentit protesta, e cila u zhvillua anë e mbanë Kosovës, të cilët bllokuan selinë e kuvendit, kryeministrinë. Ishin protestuesit e UÇK, ish-luftëtarët e UÇK-së. Me zgjedhjen edhe të presidentit dhe të ligjit për Dhomat e Specializuara, duhet të besoj dhe dua që të jem shpresëplotë që Kosova dalëngadalë do t’i kthehet stabilitetit dhe normalitetit dhe komunikimit politik pa armiqësi.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Dua të besoj se situata do të jetë në favor të demokracisë. Dua të besoj se gjërat janë bërë në mënyrë serioze. Ligji që u soll ishte me më shumë rëndësi sesa zgjedhja e presidentit. I gjithë faktori politik në Kosovë duhet të rreshtohet për këtë ligj. Ky ligj duhet të jetë ABC-ja e kësaj qeverie”, tha ai.
Sipas tij, Ligji për Dhomat e Specializuara parashikon ngushtimin e juridiksionit të Gjykatës Speciale. Ai tha se katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar politikisht.
Gjatë diskutimit në studion, Bajrami theksoi se Presidentja e re Justina Shiroka Pula duhet të ushtrojë kompetencat e saj për faljen presidenciale të katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Për Bajramin, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Jakup Selimi janë dënuar vetëm për faktin se janë shqiptarë.
“Ka nëntë pika shumë të rëndësishme, por dy tre më të rëndësishëm është sepse me këtë ligj i ngushtohet juridiksioni i Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë duhet t’i kthehet ADN-s së vet për të cilën u krijua. Kishte për të detyrë që të zbulonte trafikimin e pretenduar të organeve nga shtëpia e verdhë në Mat, që s’u vërtetua kurrë. Ky ligj i tregon gjykatës se ju i keni tejkaluar kompetencat. Ajo është një gjykatë politike dhe kur ato kthehen në institucion politik, aty drejtësia vdes.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
Ata themelues që janë atje, edhe ne e dimë, se ata janë gjykuar politikisht vetëm e vetëm se janë shqiptarë. Ajo duhet t’i vë një mision vetes, që të falë ish-liderët e UÇK-së. Zonja Pula këtë të drejtë kushtetuese dhe ligjore duhet ta ushtrojë. Të burgosurit e Hagës duhet të ktheheni në Kosovë, sepse me ata Kosova ka një frymëmarrje tjetër, Është mungesë e madhe që ata liderë, që i kanë dhënë jashtëzakonisht Kosovës“, tha ai.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-09 17:27:59
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
