Nisma më e re e prezantuar nga Ministria e Ekonomisë, e quajtur “Price Watch Albania”, synon t’u mundësojë qytetarëve shqiptarë monitorimin në kohë reale dhe transparencën e çmimeve të produkteve ushqimore.
I ftuar në emisionin “News Room” në ABC News, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa theksoi se platforma të tilla ndihmojnë drejtpërdrejt në orientimin e kërkesës dhe uljen e abuzimeve në treg. Sipas tij, ndonëse transparenca ushtron presion ulës mbi çmimet, vetë platforma shërben vetëm si një hap i parë sinjalizues dhe nuk mjafton për të përcaktuar apo ulur automatikisht ato.
Sefa nënvizoi se institucionet duhet të përdorin legjislacionin në fuqi për të marrë masa konkrete dhe për të luftuar fenomenin e abuzimit menjëherë pas marrjes së informacionit. Në fund, ai përfundoi se efekti real i kësaj nisme do të varet tërësisht nga masat shtesë që qeveria ka në plan të ndërmarrë paralelisht me këtë platformë.
“Platformat që ofrojnë një informimi në kohën reale është studiuar dhe është parë që japin efekte në orientimin e kërkesës, në uljen e abuzimeve sepse rritet transparenca. Por, që të funksionojnë këto duhet që pas marrjen së informacionit, duhet marrë masa për të luftuar fenomenin.
Ne kemi institucione dhe legjislacione në fuqi që mund të veprojnë dhe duhet që të veprojnë. Platforma është hapi i parë që sinjalizon, por nëse nuk merren masat e nevojshme do të vazhdojnë që të qëndrojnë njësoj edhe çmimet. Po pa dyshim që transparenca jep një efekt ulës në rritjen e çmimeve.
Platforma nuk është se do të përcaktojë çmimet, por do të ketë një person ulës ndaj çmimeve, por nuk është e mjaftueshme, sepse duhet të ketë masa të tjera. Nëse qeveria ka në plan të bëjë masa të tjera patjetër që do të shohim një efekt”, tha eksperti.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-30 18:55:57
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

