Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka dalë me një qëndrim zyrtar kundër draftit për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale të prezantuar nga Këshilli i Ministrave.
Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se ndryshimet e reja në kod janë të nevojshme.
Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Karanxha u shpreh se është shqetësuese fakti që numri i të paraburgosurve është më i lartë se ai i të burgosurve.
Karanxha shtoi se burgu nuk duhet të jetë e vetmja zgjidhje.
“Drafti është në konsultim deri në 26 tetor. Shoqata e prokurorëve ka shprehur shqetësimet e saj. Ne kemi mbipopullimin e burgjeve. Arresti në burg po shihet si masë përjashtimore, si masa e fundit. Ka masa të tjera. Ky ndryshim i nismës duhet të shtrihet edhe në Kodin Penal. Nuk kemi pse që në çdo gjë të kemi burg. Numri i të paraburgosurve është më i lartë se i të burgosurve. Rritja e rolit të avokatit, edhe avokati kryen disa veprime hetimore, ka procedurë formale. Duhet të kesh transparencë. Mendoj se ishte e nevojshme. Procesi penal ka fazën e hetimit paraprak dhe atë të gjykimit. Në hetimin paraprak, roli i avokatit ka qenë i vogël. Kur mbaronte hetimi, kishte afat 10 ditor të bëjë oponencën. Numri i të paraburgosurve është shumë i lartë”, theksoi ai./abcnews.al
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-01 21:41:02
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
