Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar ‘as mish dhe as peshk’ reagimin e ambasdës amerikane në lidhje me protestën që po mbahet në kryeqytet.
I ftuar në ‘Repolitix’ në “Report Tv”, Spahiu tha se ka ardhur koha që Brukseli dhe Uashingtoni duhet të reagojnë.
“Lajmi sot është protesta nuk është ambasada amerikane, deklarata e tyre nuk është as mish as peshk. Ka tre vite që ishte në hije. Ka ardhur momenti që Brukseli dhe Uashingtoni duhet të reagojnë. Protesta nuk ka një axhendë të qartë. Gjykoj që gofditja e Bashkisë është rastësore. Protesta është kronologji e flamingove. Unë kam qenë pjesë e protestave të dhunshme. Para 15 viteve kam kërkuar burg për këta liderë që janë edhe sot. Në shesh sot ka pasur shumë të rinj, ishte apo nuk ishte protestë e studentëve. Duhen qartësuar kërkesat e tyre”, tha Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu tha se kjo është një protestë që nuk ka asnjë komitet. Duke iu drejtuar kreut të ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qorri, Spahiu pyeti se ata që kërkojnë zgjedhjet e parakohshme çfarë ndodh nëse i fiton Rama ose Berisha.
“Kjo protestë deri në këtë fazë është e qëndrueshme. Por kjo protestë mund të dalë jashtë kontrollit. Kjo është një protestë që nuk ka asnjë komitet, por nëse merr masa të mëdha nuk ndal dot askush. Palët që kërkojnë zgjedhjet e parakoshshme duhet të jenë të përgatitura për bisedime. Ka negociatorë edhe në luftë. Të kërkosh dorëheqjen e Ramës nuk do të thotë që ai mos të garojë më, është e drejtë ligjore. Pyetja është sa të gatshëm janë të hyjnë në bisedime dhe sa të gatshëm janë ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Spahiu.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-13 22:23:12
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
