Nga Thoma Gëllçi
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Sapo kam botuar librin tim të ri, “PROTESTA – Shënimet e një gazetari”, një përmbledhje shkrimesh publicistike, të shkruara në kohë të ndryshme, por të bashkuara nga një temë e përbashkët: protesta si e drejtë qytetare dhe si instrument demokratik për ndryshimin e shoqërisë.
Ky libër nuk është një histori e protestave dhe as një udhëzues se si duhet protestuar. Janë vëzhgime, mendime, kritika dhe qëndrime të një gazetari që ka ndjekur për vite me radhë zhvillimet politike e shoqërore të vendit dhe që beson se demokracia nuk mund të kufizohet vetëm te vota që hidhet një herë në katër vjet.
Në faqet e tij ka kritika ndaj pushtetit, politikës dhe institucioneve, por edhe ndaj heshtjes, indiferencës dhe pajtimit me atë që nuk shkon. Nuk pretendoj se kam pasur gjithmonë të drejtë. Kam shkruar atë që kam menduar, pa u përpjekur t’u pëlqej të gjithëve.
Librin ia kam kushtuar protestuesit. Atij që nuk pajtohet me padrejtësinë, që kërkon llogari nga pushteti dhe që beson se qytetari nuk duhet të jetë thjesht spektator i vendimeve që merren në emër të tij.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
Sepse qeveritë vijnë e ikin, partitë fitojnë e humbasin, ndërsa e drejta për të protestuar duhet të mbetet gjithmonë.
Dëshiroj të falënderoj botuesin dhe redaktorin e librit, Naim Zoton, dhe shtëpinë botuese “Naimi”, për kujdesin dhe profesionalizmin në përgatitjen e këtij botimi. Një falënderim i veçantë shkon për Art Design M&B dhe të palodhurin e të talentuarin Bujar Karoshi, për punën e tij krijuese në realizimin grafik të librit.
Mirënjohje të veçantë kam për mikun tim Lutfi Dervishi, i cili ka shkruar parathënien e librit. E falënderoj për mendimet dhe vlerësimet e tij dhe ju ftoj ta lexoni parathënien, të cilën po e publikoj më poshtë.
Ju ftoj të lexoni edhe librin, jo domosdoshmërisht për të qenë dakord me mendimet e mia, por për të reflektuar mbi protestën, demokracinë dhe marrëdhënien e qytetarit me pushtetin. Do të më gëzonte nëse këto shkrime do të nxisnin diskutime, mendime të ndryshme dhe, pse jo, edhe kundërshtime. Sepse një libër që flet për protestën nuk mund të kërkojë vetëm miratim.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
“PROTESTA – Shënimet e një gazetari” do të mund ta gjeni së shpejti në libraritë e Tiranës. Ndërkohë, libri mund të porositet edhe në Amazon.com.
“PROTESTA – Shënimet e një gazetari” 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-09 17:57:04
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
