
Deputeti i PD, Ivi Kaso, e ka cilësuar si nevojë të kryeministrit për të tërhequr vëmendjen nga çështjet madhore deklaratën e kryeministrit Edi Rama për referendum popullor për uljen e numrit të deputetëve.
I ftuar këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Kaso tha se kjo që po bëjnë Rama dhe Taulant Balla është “vrasje” e Reformës Zgjedhore, pasi ata kanë bërë gati draftin pa bërë asnjë konsultë me opozitën.
Për ish-deputetin e PS, Petro Koçi, karta e hedhur në tavolinë nga Rama duket mjaft interesante, pasi qytetarët e shohin parlamentin si të zezën më të madhe të këtij vendi.
Pjesë nga biseda:
Kaso: Nevojë e Ramës për të treguar që çdo gjë është në normalitet. Edhe “kryengritja” e vogël e SPAK u mbyll me sukses. Rama ia plasi ballit SPAK me 83 mandatet e veta. Nevoja është të tregojë se kjo situatë ka kaluar. Të heqim vëmendjen nga Mali i Zi, i cili po ecën përpara në rrugën e integrimit. Doli të premten dhe tha referendum me shifrën 101 deputetë. Papritur nxjerr një “as” tjetër nga mënga: të premten dha urdhrin, sot del Taulanti me draftin gati.
Çifligu: Do ketë konsulta.
Kaso: E nxori nga xhepi. Kjo do të ishte normale nëse do të kishte një proces të bllokuar ose do të kishte emergjencë.
Borakaj: Për të tërhequr vëmendjen, mendon?
Kaso: Nxjerr një ligj me 88 nene një subjekt që, që nga 2012-a, refuzon të flasë për referendumet, sepse çdo gjë që kanë bërë do t’i nënshtrohej votimit popullor. Referendumi kërkon 3/5, por ka edhe një nevojë që është dakordësia politike; për këtë ka një mekanizëm parlamenti që është Komisioni i Reformës Zgjedhore, i cili ka një mbledhje ditën e hënë. Ky “mjeshtër” nxjerr nga xhepi një ligj, duke “vrarë” Kodin Zgjedhor.
Xhafo: Edhe zoti Koçi duket se është dakord me këtë që thotë zoti Kaso.
Koçi: Një ligj për referendumet është i domosdoshëm, të jetë i shfrytëzueshëm edhe nga qytetarët. E dyta, nuk do të thotë që duke u prezantuar në publik nuk do të kalojë edhe në parlament. Karta e hedhur nga zoti Rama është një kartë tërheqëse. Sot në Shqipëri, i gjithë publiku mendon se parlamenti është e zeza e këtij vendi; kjo e bën shumë tërheqëse.
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-24 21:32:56
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


