Në një intervistë për “Summer Time Show”, Alket Islami foli për edicionin e 15-të “Open Air”, ku e përzgjedhura për këtë vit është Lezha.
Ai e cilësoi zonën mbresëlënëse, sidomos kur shihet nga lart, ndërsa theksoi edhe rolin që kanë pasur eventet e tyre në promovimin e Shqipërisë.
Islami tregoi gjithashtu se ka shkuar dhe ka filmuar rrugën e re, korridorin që do të lidhë pjesën e Velipojës me Shëngjinin dhe që do të vazhdojë më tej në Mal të Zi, përmes urës mbi Bunë.
“Lezha dhe Shëngjini e meritojnë, pasi i konsideroj si rivierën e veriut të Shqipërisë. Edhe Velipoja dhe Shëngjini kanë të drejtën ta gëzojnë këtë emërtim, sepse Mali i Rencit i jep mundësinë gjithë kësaj zone të konsiderohet teknikisht rivierë. Është një zonë mbresëlënëse, sidomos kur shihet nga lart. Me dashje apo pa dashje, kemi bërë PR për Shqipërinë me eventet tona. Kemi vënë një gur shumë të rëndësishëm në atë murin e madh të propagandës që po i bëhet Shqipërisë, jo vetëm përmes sportit tonë, por përmes të gjitha sporteve të natyrës.
Unë jam vetë i impresionuar. Shkova dhe filmova rrugën e re, korridorin që do të lidhë pjesën e Velipojës me Shëngjinin dhe që do të vazhdojë më tej në Mal të Zi, përmes urës mbi Bunë. Ajo është një mrekulli. Çdo shqiptar do të shkojë njëherë aty. Është një këndvështrim i jashtëzakonshëm, ku shihen Kepi i Rodonit, Bishti i Pallës dhe kodrat e Kallmit në Durrës. Është një gjeografi shumë interesante, sidomos kur e sheh nga Rana e Hedhun”, tha ai.
Ai u ndal edhe te turizmi në Shëngjin, duke theksuar se zona tërheq turistë nga Kosova, por edhe gjithnjë e më shumë të huaj.
“Shëngjini po tërheq pafund edhe të huaj, për shkak të afërsisë me rrugën nacionale, aeroportin e Rinasit dhe faktit që është qytet me port”, tha Islami.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
/abcnews.al/
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 20:05:49
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026


