Nga ARTUR AJAZI
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Aspak dmth, nuk është gjetja e Doktorit të PD. “Ripërtëritje e PD”, është shpikja më pa kuptim në realitetin e sotëm ku po përballet ajo parti. Ti thuash shqiptarëve, apo aq më tepër demokratëve se “ne po ripërtërihemi” natyrisht do tu thuash atyre edhe se si, do të mundësohet kr proces. Unë mbaj mënd qysh para 25 vitesh, të njëjtat emra dhe basarete në PD. Mbaj mënd të gjithë ata që kishte në funksione Berisha që nga 2005 apo 2009, 2013 dhe deri sot. Ka bërë 114 mbledhje Këshillit Kombetar, qindra takime dhe protesta, largoi Lulin me dajak, deklaroi se “vetëm unë mund ta shpie opozitën drejt pushtetit”, ka humbur nja 14 palë zgjedhje, ka flakur nga partia mbi 900 emra duke nisur nga ish-themelues, apo dhe ish-kryetare degësh në rrethe, dhe i mbushi vendet bosh me servilë, dhe sahanlëpirë. Berisha pretendon se me nismën “Ripërtëritje”, demokratët duhet të kuptojnë “largimin e qëndrestarëve, kritikëve dhe rrebelëve, me emra dhe njerëz apatikë, dhe mediokër”. Procesi i Doktorit, gjithsesi mbetet “ringjitje” në 1, 2 apo disa kuptime. Ringjitje e boshllëkut, shkaktuar nga largimet, ringjitje që vjen nga rikonfirmimi i përjetshëm i Sali Berishës në postin e kryetarit, apo dhe rrethit të tij të ngushtë, apo ringjitje e “plasaritjeve” që shkaktoi largimi i “bashistëve” nga dajaku i ithtarëve të Doktorit. Pra, procesi “Ripërtëritje”, ka futur në siklet edhe vetë Mulin, Belindon, apo dhe kryetarët e degëve, që kur i pyet të thonë “nuk e kuptojmë fare ç’po ngjet në parti, zbatojmë vetëm urdhërat e Doktorit”. Atëhere kjo na qenkësh “Ripërtëritja” ? Çfarë po ripërtërit Doktor, çfarë po ndryshon në PD, kush erdhi nga të rinjtë, nga elita intelektuale, sa janë shtuar anëtarësimet, sa aleatë konkretë keni në rast fushate elektorale për zgjedhje të parakohshme, jeni i bindur se përballë Edi Ramës dhe shumicës socialiste, mund ti fitoni zgjedhjet ? Pra janë shumë pikëpyetje, që nuk të bëjnë ti besosh “procesit të Ripërtëritjes”, të cilin sinqerisht do ta kisha besuar në rast se, Berisha do të tërhiqej, dhe do ti linte vendin të rinjve. Por duke ditur se, kjo nuk ka ndodhur për 36 vite në atë parti, atëhere nuk ka si të besoj sot, “Ripërtëritjen”. Ky process është thjesht “Ringjitje”, janë thjesht disa “manikota” që Berisha po u vendos sejmenëve të tij, atyre që përdor në Parlament dhe sheshet e Tiranes. Ndaj gjej një emër tjeter Doktor, të paktën shpejt e shpejt, para zgjedhjeve, sepse humbja e 2027 (pa le ajo e 2030) do ti zhgënjejë thellë demokratët e mbetur tek ajo çiflik-parti politike.
Ripërtëritje apo ringjitje 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-27 19:26:17
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
