Nga Ermal Peçi
Kisha disa ditë që mendoja të shkruaja për atë që ndodhi pas publikimit të disa videove private të disa artistëve.
Që në fillim dua ta them qartë: filmimi, regjistrimi dhe aq më tepër publikimi i pamjeve private pa dijeninë dhe pëlqimin e personave është i papranueshëm. Çdo gjë tjetër që njerëzit bëjnë në jetën e tyre private u përket atyre.
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda 2026
Por ajo që më bëri përshtypje nuk ishin vetëm videot. Ishte reagimi i shoqërisë. Ishte ai shpërthim moralizmi, gjykimi dhe linçimi publik që pushtoi rrjetin.
Sikur kjo shoqëri të reagonte me të njëjtin vrull kur vidhet paraja publike, kur abuzohet me pushtetin, kur mungojnë shkollat, kur mungojnë shërbimet, kur të rinjtë largohen dhe kur zhvillimi mbetet vetëm propagandë, ndoshta sot do të jetonim në një vend shumë më të mirë.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
Por jo. Rrjeti zien për jetën private të disa njerëzve. Kërkohen emrat. Shpërndahen pamjet. Njerëzit ekspozohen, gjykohen dhe damkosen dhe fjala që përdoret më lehtë është: “kurvë”.
Por k*rvat e vërteta të kësaj shoqërie nuk janë në ato video
K*rvat e vërteta të kësaj shoqërie janë ata që vjedhin këtë vend.
K*rvat e vërteta të kësaj shoqërie janë ata që kanë abuzuar me detyrën dhe sot dalin e shesin moral.
K*rvat e vërteta të kësaj shoqërie janë ata që nuk kanë arritur asgjë me meritë, por gjithçka me servilizëm, lidhje dhe pazare.
K*rvat e vërteta të kësaj shoqërie janë ata që përgjojnë, regjistrojnë dhe ushqehen duke parë jetën e tjetrit nga vrima e çelësit.
K*rvat e vërteta të kësaj shoqërie janë ata që çfarë s’kanë bërë në jetën e tyre, për tu ngjitur në piedestal dhe sot predikojnë moral dhe gjykojnë jetën e të tjerëve.
K*rvat e vërteta të kësaj shoqërie janë mosmirënjohësit dhe hipokritët.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Prandaj lërini artistët të jetojnë jetën e tyre. Ajo që bëjnë në privatësinë e tyre, për sa kohë nuk dëmtojnë askënd, është çështje e tyre. Ata nuk na kanë vjedhur taksat, nuk na kanë marrë pronën, nuk na kanë boshatisur shkollat dhe nuk na kanë detyruar të largohemi nga vendi. Kanë jetuar jetën e tyre.
Problemi ynë nuk është se çfarë bëjnë njerëzit pas dyerve të mbyllura. Problemi është çfarë bëjnë, në mes të ditës dhe para syve tanë, ata që kanë pushtet mbi jetën tonë.
Ndaj, përpara se të kërkojmë “k*rvat” në videot private të të tjerëve, le të shohim pak më mirë përreth, sepse k*rvat e vërteta të kësaj shoqërie nuk janë ata që jetojnë jetën e tyre. Janë ata që, ndërsa na shesin moral, dëmtojnë çdo ditë jetën e secilit prej nesh.
K*rvat e vërteta të një shoqërie! 2026
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-03 18:49:04
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

