Porti i Sarandës vijon të presë anije turistike edhe në ditët e para të shtatorit. Këtë të mërkurë, në Sarandë ka mbërritur sërish kroçera turistike “Seabourn Quest”, me 446 pasagjerë në bord.
Anija ka mbërritur nga Gythio, Greqi, ndërsa pasditen e sotme është planifikuar të largohet nga Saranda për të vijuar lundrimin drejt Dubrovnikut.
Turistët në bord vijnë nga një numër i madh shtetesh. Mes tyre ka vizitorë nga Bullgaria, Franca, Belgjika, Hondurasi, Kroacia, madje edhe nga Zimbabve.
Gjatë qëndrimit në Sarandë, një pjesë e turistëve do të vizitojnë qytetin, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur destinacionet turistike të zonës, mes tyre Butrintin dhe Syrin e Kaltër.
Me mbërritjen e “Seabourn Quest”, numri i anijeve turistike të regjistruara në Portin e Sarandës arrin në 47, prej të cilave 20 janë kroçera turistike.
Saranda vitet e fundit ka forcuar pozicionin e saj si një prej destinacioneve të rëndësishme të turizmit detar në Shqipëri. Afërsia me Korfuzin, Butrinti, Syri i Kaltër dhe atraksionet e tjera të jugut e kanë kthyer portin në një pikë të rëndësishme ndalese për itineraret turistike në Jon dhe Mesdhe.
Prania e kroçerave sjell gjatë çdo ndalese qindra vizitorë në qytet dhe në destinacionet përreth, duke krijuar një fluks të drejtpërdrejtë për sektorin turistik dhe bizneset lokale./abcnews.al
“Seabourn Quest” në Sarandë/ Kroçera me 446 pasagjerë në bord ankorohet në portin e qytetit 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-02 09:37:58
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


