
Nga Blerina Cene
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda 2026
Tre nga shokët e turistit portugez që mbeti viktimë në Ksamil kanë dhënë dëshmi kyçe për hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Sarandës.
Njëzëri ata thonë se autori iu kërkoi të ulnin zërin dhe më pas i ofendoi nga nëna. Sipas dosjes së siguruar nga Vizion Plus i pari që u përfshi në konflikt ishte shoku i viktimës.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
Miku i portugezit thotë se Sokrat Vata e plagosi atë të parin, ndërsa 20 vjeçari Luis Miguel Mendes ndërhyri për të qetësuar situatën.
“Dalin dy veta, të cilët ishin punonjës të lokalit dhe na thonë që mos bërtisni se punojmë këtu! Njëri prej tyre, i veshur me rroba të bardha të shkurtra me pak mjekër, flokë geshtenjë më tërheq nga krahu. Ai kishte thikën në dorë dhe më goditi mua në këmbë. Më pas ju bërtiti të gjithëve dhe iu thotë që mos bërtisni. Ky person më ofendoi nga nëna. Unë i them që pse e zë nënën time në gojë, unë nuk zura në gojë nënën tënde. Në këtë moment ai më kapi për fyti dhe më goditi me kokë në fytyrë dhe unë ju pergjigja duke e goditur. Unë pas kam rënë në shezllong dhe ai po vazhdonte të më godiste”, ka thënë Tourpal Khitaev, shoku i portugezit.
Një tjetër dëshmi është edhe ajo e DJ të lokalit, Armando Zeneli që do të çonte në spital autorin Sokrat Vata. Ky moment përshkruhet në dosje dhe Vata dyshohet se ka hedhur armën e ftohtë.
“Në drejtim të Armandos ka ardhur shtetasi Sokrat Vata, i cili ishte i gjakosur kokë e këmbë dhe mbante dorën poshtë bluzës, në pjesën e barkut, dhe i ka thënë disa herë: “Ku e ke makinën? Më ço në spital.” Armandi ka marrë makinën dhe, në pjesën e sipërme të lokalit, ka dalë Sokrati, i cili kishte hipur në pjesën e pasme të makinës. Është nisur menjëherë në drejtim të Qendrës Shëndetësore të Ksamilit, ku Sokrati, gjatë rrugës, i tha: “Ik vetëm drejt.” Pas dy-tre minutash, kur shkuan në një rrugë me kalldrëm, Sokrati i ka thënë: “Ndalo këtu”, dhe ka ikur zbathur. Disa metra më larg makinës, Armandi kishte vënë re se Sokrati kishte hedhur diçka me forcë”, citohet në dosjen hetimore.
Më pas Sokrat Vata ka telefonuar dy shtetasit turq që ta transportonin drejt Tiranës. Shtatë nga 11 të arrestuarit do të qëndrojnë në masë sigurië arrest në burg. Ndërsa në kërkim për ngjarjen e rëndë vazhdon të jetë pronari i lokalit, Bekim Bulica dhe një nga punonjësit e stafit me nënshtetësi britanike.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-22 17:29:46
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


