
Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban paralajmërojnë se nga 1 shtatori do të reduktojnë me 20-30% flotën e mjeteve në qarkullim, për shkak të kostove të larta të karburantit.
Në një letër drejtuar Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Infrastukturës dhe asaj të Financave, Shoqata e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban thonë se operatorët e transportit publik nuk mund të përballojnë më kostot për të operuar me kapacitet të plotë.
Sipas tyre, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për kompensimin e kostove të karburantit, deri tani nuk është dhënë një zgjidhje konkrete.
Letra e plotë:
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, në përfaqësim të operatorëve të transportit publik, ju bëjnë me dije se situata financiare e operatorëve ka arritur në një nivel tejet të vështirë, duke ndikuar drejtpërdrejt në mundësinë e tyre për të vijuar ofrimin e shërbimit me kapacitet të plotë.
Pavarësisht kërkesave dhe komunikimeve të vazhdueshme të adresuara pranë institucioneve përgjegjëse lidhur me kompensimin e kostove të karburantit, operatorët vijojnë të përballen me mosrealizimin e kompensimit, ndërkohë që për një pjesë të kërkesave dhe problematikave të ngritura nuk është dhënë ende një përgjigje apo një zgjidhje konkrete institucionale. Kjo situatë, е kombinuar me nivelin e lartë të kostos së karburantit dhe shpenzimet e tjera të domosdoshme për funksionimin e aktivitetit, ka cenuar ndjeshëm likuiditetin financiar të operatorëve dhe mundësinë e tyre për të përballuar kostot ditore të operimit të të gjithë flotës së mjeteve.
Për këtë arsye, njoftojmë se duke filluar nga data 01.09.2026, operatorët e transportit publik do të detyrohen të operojnë me një flotë të reduktuar në masën rreth 20–30%, në varësi të kapacitetit financiar dhe operacional që secili operator ka aktualisht në dispozicion. Masa e reduktimit nuk përbën një zgjedhje të operatorëve dhe as një mungesë vullneti për garantimin e shërbimit normal të transportit publik. Ajo është një pasojë e drejtpërdrejtë e pamundësisë financiare për të mbuluar kostot e operimit me flotë të plotë, sidomos kostot e karburantit, të cilat përbëjnë një nga zërat kryesorë të aktivitetit. Reduktimi i mjeteve në qarkullim pritet të sjellë në mënyrë të pashmangshme ulje të frekuencës së shërbimit, rritje të intervaleve ndërmjet mjeteve, mbingarkesë të mjeteve që do të mbeten në qarkullim dhe vështirësi për qytetarët që përdorin çdo ditë transportin publik.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Në këto kushte, u kërkojmë institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë me urgjencë, të japin një përgjigje konkrete mbi kërkesat e paraqitura nga operatorët dhe të mundësojnë realizimin e kompensimit të parashikuar për kostot e karburantit, si dhe vijimin e mbështetjes për periudhën në vazhdim. Operatorët kanë bërë dhe vijojnë të bëjnë çdo përpjekje për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit, por në kushtet aktuale financiare operimi me 100% të flotës nuk është më i përballueshëm. Për sa më lart, kërkojmë trajtimin me prioritet dhe urgjencë të kësaj situate, me qëllim shmangien e përkeqësimit të mëtejshëm të shërbimit të transportit publik dhe rikthimin sa më parë të kapacitetit të plotë operacional.
Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban: Nga nesër, reduktojmë 20-30% të autobusëve 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-31 08:57:19
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
