Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e së martës në rrugën Nikolla Lena, në kryeqytet.
Eksplozivi ishte vendosur në mjetin në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, deklaroi se pas shpërthimit, është kreu i PD, Sali Berisha.
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda 2026
Beqiri u shpreh se disa ditë më parë, ai tha në studion e ABC News se duhej krijuar gjykatë ndërkombëtare për të gjykuar krimet e Sali Berishës dhe se tritoli u vendos pas kësaj deklarate.
Ndër të tjera, avokati nënvizoi se tritoli ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pra donin ta eleminonin.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
“Në datën 11, unë isha në Bruksel, kur ju analizuat vrasjet e Tropojës dhe më kërkuat opinionin tim, si avokat. Unë e kam komentuar këtë në studion tuaj, e kam konsideruar të domosdoshme një gjykatë ndërkombëtare për Berishën. Vetëm në 1997 janë 3500 të vrarë, por gjithsej janë 10500, që i ka bërë Berisha gjatë qeverisjes së tij. Një ditë e gjysmë pas kësaj, isha në Bruksel me bashkëshorten, sot duhet të isha në gjyq në Lushnje. Do nisesha sot në mëngjes nga Lushnja në orën 09:00. Në orën 09:20, kanë hedhur në erë makinën. Tritolin e kishin vendosur poshtë sediljes së shoferit. Sasia e tritolit ka qenë aq e madhe, sa ekspertët thanë është për të eleminuar. Shpërthimi ka dëmtuar edhe pallatet përreth.
Ai shpërthim nuk ishte mësim. Akt i pastër terrorist. Ishte akt i planifikuar, me bindjen se do vija dje nga Brukseli. Mesazhin e drejtpërdrejt e bëri Berisha në televizion. Njerëzit e tij, me çfarëdo lloj mjeti, i ke nga mbrapa. U drejtohem atyre me mijëra mesazhe përkrahëse, ka edhe ata që u përgjigjen shpellarëve, ashtu siç e meritojnë shpellarët. Sali Berisha, kush është tjetër?”, theksoi ai./abcnews.al
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-13 23:05:00
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
