Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha nënshkroi ditën e djeshme në selinë qendrore të NASA-s në Uashington, Marrëveshjet Artemis, duke e bërë Shqipërinë pjesë të komunitetit ndërkombëtar të angazhuar për eksplorimin paqësor, transparent dhe të përgjegjshëm të hapësirës.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Zëvendësadministratori i NASA-s, Matt Anderson dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Hapësirën dhe Mjedisin, Connor Tomlinson.
Ministri i Jashtëm deklaroi se kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, duke hedhur kështu një tjetër hap drejt së ardhmes.
Ministri Hoxha deklaroi se për Shqipërinë, ky moment është më shumë se një nënshkrim, një shprehje besimi te shkenca, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
“Një moment që krijon mundësi të reja për brezin tonë të ri dhe e lidh vendin tonë më ngushtë me teknologjitë, njohuritë dhe partneritetet që po formësojnë të ardhmen”, tha Hoxha.
Ky hap, sipas tij, i shton gjithashtu një dimension të ri dhe të rëndësishëm partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Ky partneritet pasqyron angazhimin tonë të përbashkët për inovacionin, progresin dhe bashkëpunimin në kufij të rinj”, theksoi Hoxha.
Postimi i Ministrit Hoxha:
Washington D.C – Një ditë krenarie për Shqipërinë.
Dje, në selinë qëndrore të NASA-s në Uashington, Shqipëria hodhi një hap tjetër drejt së ardhmes.
Në prani të Zëvendësadministratorit të NASA-s, Matt Anderson dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Hapësirën dhe Mjedisin, Connor Tomlinson, pata nderin të nënshkruaj Marrëveshjet Artemis (ArtemisAccords), duke e bërë Shqipërinë pjesë të një komuniteti ndërkombëtar në rritje, të angazhuar për eksplorimin paqësor, transparent dhe të përgjegjshëm të hapësirës, në dobi të gjithë njerëzimit.
Për Shqipërinë, ky moment është më shumë se një nënshkrim. Është një shprehje besimi te shkenca, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Një moment që krijon mundësi të reja për brezin tonë të ri dhe e lidh vendin tonë më ngushtë me teknologjitë, njohuritë dhe partneritetet që po formësojnë të ardhmen.
Ky hap i shton gjithashtu një dimension të ri dhe të rëndësishëm partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke pasqyruar angazhimin tonë të përbashkët për inovacionin, progresin dhe bashkëpunimin në kufij të rinj.
Shqipëria është gati të kontribuojë dhe të arrijë shumë më tej.


Shqipëria firmos Marrëveshjet Artemis në selinë e NASA-s, Hoxha: Një moment krenarie 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-22 07:06:18
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

