
Situata nga zjarri në fshatrat e Ulzës mbetet kritike edhe gjatë ditës së sotme. Perimetri i vatrës së zjarrit është shtrirë në disa kilometra, duke përfshirë fshatrat Trodhën, Lundre dhe Madhesh.
Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe toka, deri më tani nuk është bërë e mundur frenimi i përhapjes së flakëve, të cilat kanë vënë në rrezik banesa, stane dhe banorë të zonës.
Forcat e Armatosura, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe shërbimet zjarrfikëse po vijojnë operacionin në terren, ndërsa po bëhet edhe evakuimi i njerëzve dhe kafshëve nga një stan në fshatin Trodhën.
Në fshatin Madhesh mbetet e rrezikuar një banesë, në të cilën ndodhen edhe rreth 200 koshere bletësh.
Ndërkohë, rreth 300 krerë lopë që ndodheshin në fshatin Lundre po zhvendosen drejt fshatit Gallatë të Skurajve, për t’i shpëtuar flakëve.
Situata mbetet tepër kritike dhe kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri, me të gjitha kapacitetet në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes, përfshirë helikopterët, në mënyrë që të mbështetet operacioni që po zhvillohet në terren nga forcat tokësore.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-02 09:09:51
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
