
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat mbi situatën e zjarreve në vend.
Sipas Ministrisë deri në orën 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 12 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 4 janë shuar plotësisht.
Për përballimin e situatës janë angazhuar, krahas strukturave vendore, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.
Njoftimi:
Sipas informacionit operacional të datës 31.08.2026, deri në orën 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 12 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 4 janë shuar plotësisht.
Për përballimin e situatës janë angazhuar, krahas strukturave vendore, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.
Vatrat aktive mbeten në Dajt–Qafë Priskë, ku vijon puna për shuarjen dhe është konstatuar edhe një riaktivizim, me angazhimin e 15 zjarrfikësve, 9 forcave të ADZM-së, 20 efektivëve të FA dhe 1 helikopteri.
Në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të gjerë me shkurre e dëllinja dhe janë angazhuar 53 forca, përfshirë 30 efektivë të FA.
Në Lundre, Mat, ku zjarri vijon në sipërfaqe pyjore, me mbështetjen e 20 efektivëve të FA dhe 1 helikopteri; si dhe në Urën e Shtrenjtë, Shkodër, ku terreni i thepisur dhe mungesa e rrugëve vështirësojnë ndërhyrjen.
Nën mbikëqyrje janë vatrat në Qafë të Helmës–Bulqizë, Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Zhejë–Kurbin. Në Zhejë ndërhyrja u mbështet nga 3 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter, ndërsa aktualisht nuk raportohet vatër aktive.
Ndërkohë, janë shuar plotësisht zjarret në Sllatinë–Dibër, Ballenjë–Martanesh, Bershi–Kurdari–Patinë në Klos dhe malin e Dardhës–Librazhd.
Në përgjithësi, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara në vatrat aktive, ndërsa vëmendja kryesore operacionale mbetet te Dajti, Vajkali dhe Lundre, për shkak të vijueshmërisë së zjarreve, terrenit të vështirë dhe nevojës për angazhim të kombinuar tokësor e ajror.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe mjedisit.
Situata e zjarreve në vend, 4 vatra mbeten aktive 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-31 18:40:55
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


