Spanja rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë, pasi qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, teksa deputetët rrëzuan dy dekretet emergjente për strehimin, që synonin të përballonin krizën e banesave në vend.
Dekreti i parë u rrëzua me 178 vota kundër dhe 172 pro, ndërsa i dyti me 184 vota kundër dhe 166 pro. Pas këtij votimi, është shtuar presioni ndaj kryeministrit Sanchez për të shpallur zgjedhje të parakohshme, me 29 nëntorin që po përmendet si data e mundshme. Sipas mediave spanjolle, kryeministri pritet të marrë një vendim lidhur me zgjedhjet deri të hënën.
Ndërkohë, mijëra protestues vijojnë të jenë të mbledhur në sheshin Puerta del Sol në Madrid. Komiteti i qiramarrësve, që drejton protestat, ka thirrur manifestime më 3 tetor në Madrid dhe në 22 qytete të tjera të Spanjës.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Në fjalën e tij në Parlament, Sanchez mbrojti dekretet duke thënë se ato nuk përmbanin “asnjë ekstremizëm” dhe u bëri thirrje deputetëve të mendonin për familjet që përballen me rritjen e qirave. Nga ana tjetër, Partia Popullore, forca kryesore e opozitës, argumentoi se kriza e strehimit nuk zgjidhet me dekrete, por me ndërtimin e banesave të reja.
Sipas qeverisë spanjolle, dekretet synonin të frenonin spekulimet në tregun e pasurive të paluajtshme, zgjerimin e qirave turistike dhe dëbimin e personave në nevojë nga banesat, ndërsa një nga masat më të debatuara ishte rinovimi automatik dhe pa afat i kontratave të qirasë.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-02 20:20:57
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
