
Tensione dhe përplasje të forta u regjistruan ditën e sotme jashtë ambienteve të Kuvendit, mes protestuesve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.
Sipas informacioneve zyrtare, si pasojë e incidentit kanë mbetur të lënduar tre efektivë policie dhe katër protestues. Të plagosurit janë transportuar për trajtim mjekësor në dy struktura spitalore.
Në Spitalin Universitar të Traumës po marrin ndihmë mjekësore dy efektivë policie dhe dy protestues, ndërsa në QSUT po trajtohen një efektiv policie dhe dy protestues të tjerë. Burime spitalore bëjnë me dije se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve sipas protokollit, duke u mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili nga spitali i Traumës dënoi ashpër sulmet ndaj policisë, duke i cilësuar ato si akte vandale dhe kriminale. Ai u shpreh se efektivët e Policisë së Shtetit janë në shërbim të ligjit dhe rendit publik, dhe sipas tij, sulmi ndaj tyre përbën sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues.
Ministri theksoi gjithashtu se askush nuk mund të abuzojë me të drejtën e tubimit paqësor duke e shndërruar atë në dhunë. Ai shprehu mbështetje për policinë dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve, si efektivëve ashtu edhe protestuesve.
Tensionet dhe përplasjet jashtë Kuvendit, efektivë dhe protestues të lënduar, Lamallari shkon te Trauma 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-02 11:03:47
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


