
Një ngjarje e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville, Florida, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu një banesë dykatëshe në zonën Mandarin, në orët e para të mëngjesit të 26 gushtit 2026. Viktimat janë binjakët 11-vjeçarë dhe një djalë 2-vjeçar. Dy prindërit, një fëmijë 9-vjeçar dhe një bebe 2-muajshe ndodhen në gjendje kritike në spital.
Sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden, alarmi për zjarrin u dha rreth orës 05:13, ndërsa ekipet e zjarrfikësve mbërritën brenda katër minutash. Ata gjetën flakë të fuqishme në katin e parë dhe tym të dendur në katin e dytë. Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin mundur të dilnin nga banesa para mbërritjes së ekipeve të shpëtimit.
Gjatë kontrollit në banesë, zjarrfikësit gjetën tre fëmijët e tjerë pa shenja jete. Zjarri u vu nën kontroll rreth orës 05:38, por banesa u shkatërrua plotësisht dhe u shkaktuan dëme edhe në dy njësi të tjera pranë saj. Kryqi i Kuq Amerikan po ndihmon familjet e zhvendosura nga banesat e përfshira nga flakët.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Sipas komunitetit shqiptar në Jacksonville, familja është me origjinë nga Lushnja dhe kishte emigruar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për familjen e Genti Manatit. Sipas informacioneve të komunitetit, nëna kishte lindur dy herë binjakë. Komshinjtë dhe anëtarë të komunitetit kanë treguar se gjatë përpjekjeve për të shpëtuar fëmijët, zjarrfikësit nxorën beben 2-muajshe nga dritarja e katit të dytë, ku u kap nga kalimtarët.
Komuniteti shqiptar në Jacksonville është mobilizuar për të ndihmuar familjen në këto momente të vështira. Ndërkohë, shkaku i zjarrit mbetet ende nën hetim nga autoritetet amerikane, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësitë përkatëse të zjarrfikësve dhe policisë së Jacksonville.
/vizionplus.tv
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-27 18:06:36
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

