
Një 29-vjeçare është vrarë brutalisht nga një ari i murrmë gjatë një udhëtimi kampingu në malet Altai të Rusisë, vetëm një ditë pasi i fejuari i saj i kishte propozuar martesë.
Sipas raportimeve, Snezhana Korolyova dhe i fejuari i saj po qëndronin në një kamping në fshatin Artybash, në Siberinë jugore, kur rreth orës 01:00 një ari ka sulmuar çadrën e tyre.
Çifti, i cili ishte fejuar një ditë më parë është zgjuar nga zhurmat, ndërsa kafsha ka shqyer çadrën dhe më pas ka tërhequr zvarrë 29-vjeçaren. Ariu e ka vrarë gruan dhe më pas ka transportuar trupin e saj përtej lumit Biya.
Rojet e gjuetisë dhe policia kanë shtënë në ajër për ta larguar kafshën, por nuk e kanë qëlluar atë. Sipas dëshmitarëve, autoritetet kanë pretenduar se në zonën e banuar kishte kufizime për përdorimin e armëve.

Një dëshmitare, Alina, tha se ariu nuk e lëshonte viktimën dhe e tërhoqi atë përtej lumit. Ndërkohë, një tjetër kampiste tregoi se motra e saj u përball me të njëjtin ari atë natë dhe arriti të shpëtonte vetëm pasi një shofer ndërhyri duke përdorur dritat e automjetit.
Mbetjet e 29-vjeçares u gjetën më vonë në vendin ku kafsha dyshohet se e kishte varrosur. Sipas raportimeve lokale, ariu mbeti në arrati pas sulmit.
Pas ngjarjes, në fshat u shpall një gjendje alarmi për 10 ditë. Banorët kanë ngritur shqetësime për shtimin e numrit të arinjve në zonë. Një përfaqësues i shoqatës lokale të gjuetarëve dhe peshkatarëve pretendoi se shkurtimi i sezonit të gjuetisë ka ndikuar në rritjen e popullsisë së arinjve dhe në afrimin e tyre drejt zonave të banuara.
Sipas banorëve, rreth 20 arinj enden rregullisht në zonën përreth fshatit.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-22 09:19:33
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


