Analisti Artur Nura, në një intervistë në emisionin “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, komentoi arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke u shprehur se situata mund të ishte menaxhuar në mënyrë më institucionale.
Nura tha se bëhet fjalë për drejtuesen e një institucioni shumë të rëndësishëm shtetëror, dhe se sipas informacioneve të bëra të ditura çështja lidhet me një aferë korrupsioni dhe raportet e saj të dyshuara me biznesmenin Ergys Agasi.
Ai theksoi rëndësinë e funksionimit të shtetit të së drejtës dhe menaxhimit institucional të situatës, duke kujtuar se Hyseni u shkarkua nga Kryeministri dhe vendimi u dekretua nga Presidenti i Republikës.
“Personi konkret është drejtuesi i një institucioni shumë të rëndësishëm shtetëror. Bëhet fjalë për një aferë korrupsioni, për raportet me Ergys Agasin mesa është kuptuar. Por unë besoj që, mund ta kishin menaxhuar në një mënyrë më institucionale, pa zhurmë. Mund t’i kishin sugjeruar zonjës dorëheqje. Për mua është i rëndësishëm shteti, koncepti i shtetit të së drejtës, menaxhimi politik i situatës. Kryeministri e shkarkoi dhe Presidenti i Republikës e dekretoi këtë shkarkim. Dëgjova edhe protestën, edhe protesta bën gjyq popull. Por nga informacionet që kanë dalë, çështja është për korrupsioni dhe jo tradhti kundër shtetit. Të gjithë vartësit e saj demoralizohen nga një gjendje e tillë”, tha Nura.
/abcnews.al/
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-22 21:58:38
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
