Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën efektivë të tjerë.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, MEPJ thekson se, tre vjet pas ngjarjes, kërkesa për vendosjen e plotë të përgjegjësisë mbetet e pandryshuar.
“Përgjegjësit për planifikimin, organizimin, financimin dhe kryerjen e sulmit duhet të përballen me drejtësinë, ndërsa të gjitha rrethanat e këtij akti dhune duhet të zbardhen plotësisht”, thuhet në reagim.
Sipas Ministrisë, sulmi në Banjskë nuk ishte vetëm një goditje ndaj forcave policore të Kosovës, por edhe ndaj shtetit të së drejtës, paqes, sigurisë dhe përpjekjeve për ndërtimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe normalizimit në rajon.
“Lejimi i akteve të tilla pa përgjigje do t’u dërgonte mesazhin e gabuar atyre që synojnë të minojnë paqen përmes dhunës dhe intimidimit”, thekson MEPJ.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nënvizon se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet të konsoliduar apo normalizim dhe pajtim të vërtetë pa përgjegjësi.
“Drejtësia nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë pengesë për dialogun. Përkundrazi, ajo është një nga themelet thelbësore mbi të cilat duhet të mbështeten dialogu i besueshëm, besimi i ndërsjellë dhe pajtimi afatgjatë”, përfundon reagimi i MEPJ.
Tre vite nga sulmi në Banjskë, MEPJ: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë! 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-24 15:38:23
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
