
Një turist është shpëtuar pas një incidenti të rëndë në fshatin Kaprre, në Njësinë Administrative Shalë të Shkodrës, ku kishte rënë në humnerë teksa eksploronte zonën së bashku me katër turistë të tjerë.
Për nxjerrjen e tij nga humnera u angazhua helikopteri “Black Hawk” i Forcës Ajrore, i cili kreu një operacion kërkim-shpëtimi.
Sipas ministrit Nufi, ndërhyrja e shpejtë dhe profesionalizmi i ekipeve të shpëtimit bënë të mundur nxjerrjen e turistit nga humnera.
Ai kishte pësuar një frakturë në këmbë dhe, pas evakuimit, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, katër turistët e tjerë që ndodheshin me të janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ministri ka vlerësuar gatishmërinë e Forcës Ajrore dhe ekipeve të shpëtimit për ndërhyrjen në terren.
“Forca Ajrore, në gatishmëri për të shpëtuar jetë.
Helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore kreu një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kaprre, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, pas rënies në humnerë të një turisti, i cili po eksploronte zonën së bashku me katër turistë të tjerë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të ekipeve të shpëtimit, turisti u nxor nga humnera. Ai kishte pësuar frakturë në këmbë dhe, pas evakuimit, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Katër turistët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore”, shkruan ministri Nufi.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-02 19:30:03
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
