Nga Ergys Mërtiri
Vendimi për dënimin e krerëve të UÇKsë është një turp. Dënimi i viktimës, kur ende nuk janë zbardhur e dënuar mirë krimet e agresorëve tregon mungesën e thellë të moralit dhe ndjeshmërisë njerëzore të atyre që e kanë shtyrë përpara këtë proces.
Fatkeqësisht Kosova edhe sot vazhdon të jetë viktimë, edhe pas mizorisë së luftës, e tashmë edhe me vendim gjykate. Por gjithsesi sot nuk mund dhe nuk duhet të rrimë pa thënë të vërtetën e hidhur se një pjesë të mirë të fajit e kemi vetë. Shqiptarët, këndej dhe andej kufirit, kanë bërë shumë pak për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, si në aspekt të njohjeve ndërkombëtare, si në aspekt të sensibilizimit për krimet dhe genocidin serb. Përkundrazi, Serbia ka punuar fort, në çdo aspekt dhe këto janë vetëm disa nga rezultatet.
Shqiptarët kujtuan se, meqë kemi NATOn, punët do na venë fjollë dhe fitoren e kemi në xhep. Nacionalizmi folklorik i politikës shqiptare fillon dhe mbaron tek ekspozimi me flamuj e këngë patriotike në raste festash apo eventesh politike e futbollistike dhe nuk ofron asgjë serioze për të shtyrë përpara interesat kombëtare apo çështjet reale të shoqërisë sonë. Përkundrazi, shqiptarët kanë punuar e investuar më fort për të avancuar sportin e preferuar të të akuzuarit të njëri-tjetrit për tradhtarë, në mënyrë krejtësisht banale e provinciale.
Egoizmi dhe provincializmi i politikës sonë është ajo çfarë pengon dhe tradhëton aspiratat tona më të larta. Gjatë këtyre dekadave jemi mbushur me liderë e politikanë që përgjërohen e fjalë e gjeste për komb e atdhe, ndërsa nuk luajnë as gishtin për interesat kombëtare, apo që, më keq akoma, e vjedhin dhe sakatojnë ekonomikisht e institucionalisht vendin e tyre. Dhe sigurisht që, në këto kushte avantazhet do fillosh t’i humbësh një e nga një. Kjo është një ditë e hidhur, por që duhet të shërbejë për të reflektuar se kombi nuk mbrohet me çifteli e tupana, por me plane, projekte e punë konkrete që garantojnë të ardhmen e tij.
Vendimi i Hagës si moment reflektimi 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-17 20:35:54
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
