Në një diskutim të drejtpërdrejtë në emisionin Now me gazetaren Erla Mëhilli në Euronews Albania, kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, i bëri thirrje publike Kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, që të mos e votojë reformën e re.
Gorrea ngriti shqetësimin e largimit të shërbimeve kryesore drejt Lushnjës, si planifikimi urban dhe gjendja civile. Nga ana tjetër, Mazniku iu përgjigj se kjo reformë do t’u shërbejë interesave të qytetarëve dhe se pas katër vitesh rezultatet do të tregojnë që vendimi ishte i duhur.
Pjesë nga diskutimi:
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda 2026
Gorrea: Mos e voto reformën territoriale, Maznik!
Mazniku: Do takohemi pas katër-pesë vjetësh dhe do të thuash: E kuptova që isha gabuar.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
Gorrea: Njerëzit më kanë besuar, prandaj më besojnë.
Mazniku: Prandaj Partia Socialiste të ka besuar. Nuk ka asnjë problem që të mos biem dakord, nuk ka asnjë problem që të mendojmë ndryshe. Është krejt normale. Ti e di shumë mirë, unë nuk kam asnjë interes në Divjakë, zero. Gjithashtu, jam i bindur që ti këtë diskutim dhe debat e bën i nisur nga ajo që ti beson në mënyrë gjenuine që janë interesat më të mira, dhe është krejt normale të mos biem dakord. Por ama, unë të them duke të parë në sy, me shumë bindje, qytetarëve të Divjakës, qytetarëve të Prenjasit, qytetarëve të Belshit, Cërrikut, qytetarëve të Fushë-Arrëzit dhe të gjitha me radhë, do t’u bëhet jeta shumë herë më e mirë në krye të katër vjetëve.
Do të ritakohemi pas katër vjetësh bashkë dhe do të biem dakord. Ashtu siç iu bë më e mirë qytetarëve të Gradishtës, të Rremasit, Grabjanit dhe të Tërbufit.
Gorrea: Dy shërbime! Dy shërbime po jap, Maznik: Ku do të shkojë urbanistika
Mazniku: Një pjesë do të rrijë aty, një pjesë do të shkojë në qendër.
Gorrea: Ku do të merren lejet e urbanistikës?
Mazniku: Aty ku merren sot, njësoj!
Gorrea: Për çfarë po shkon në Lushnjë urbanistika
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Mazniku: Që të bëjë plan urbanistik, se ti nuk bën dot plan urbanistik. Ti nuk ke bërë dot plan urbanistik! Ti sot, në vitin 2024-2025, nuk ke një urbanist në bashki. Ke urbanist në bashki?
Gorrea: Po të jap një shërbim tjetër, Maznik, të lutem. Para dy muajsh gjendja civile u shkurtua. Pra, gjendja civile, shërbimi i gjendjes civile deri para dy muajsh ishte në çdo njësi. U shkurtua, ka ardhur në Divjakë. Sepse problemi është sot te gjendja civile: Ty të duhet të shkosh te zyra fizikisht vetëm për regjistrime/çregjistrime vdekjesh dhe regjistrime/çregjistrime lindjesh. Këto janë të dyja veprimet e vetme për të cilat duhet të shkosh fizikisht te gjendja civile. Dhe ne e kemi luksin, unë dhe ti, të paguajmë një person që të bëjë një shërbim, të japë një njësi shërbimi në muaj?!
Dëgjo, Maznik. Ndërkohë që të gjitha shërbimet e tjera të gjendjes civile i merr këtu online.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-05 21:02:41
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

