
Vijon operacioni për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore të Tërbunit, Gojanit, Gjegjanit dhe Prozhmit, në Bashkinë Pukë.
Situata në Gjegjan paraqitet më e qetë dhe aktualisht nuk raportohet përparim i vatrës së zjarrit. Zona vijon të monitorohet nga forcat vendore.
Në Gojan të Madh, gjatë natës janë evidentuar riaktivizime të disa vatrave, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur normalizimin e situatës. Ndërkohë, në lagjen Pepaj, zjarri nuk ka avancuar drejt banesave përtej zonës së izoluar gjatë ndërhyrjes intensive të ditës së djeshme. Edhe kjo zonë vijon të mbahet nën monitorim.
Vatra më problematike mbetet ajo në Gojan të Vogël, e cila vijon të jetë aktive dhe po përhapet në zbritje në drejtim të zonës së banuar. Megjithatë, deri në këto momente, flakët nuk paraqiten në afërsi kritike të banesave.
Për shuarjen e kësaj vatre është përqendruar ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë, në koordinim me operacionin nga toka të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe forcave operacionale vendore.
Në Prozhëm raportohet avancim i vatrës së zjarrit. Që prej ditës së djeshme në zonë janë dislokuar dy mjete zjarrfikëse, me qëllim mbrojtjen e banorëve dhe banesave, si dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast se flakët afrohen drejt zonave të banuara.
Në të gjithë zonën Gojan–Gjegjan–Tërbun janë angazhuar 9 mjete zjarrfikëse dhe 45 efektivë të MZSH-së nga Puka, Fushë-Arrëzi, Kamza, Kukësi, Hasi dhe Shkodra. Në operacion marrin pjesë gjithashtu 13 punonjës të Shërbimit Pyjor, 60 punonjës të shërbimeve vendore, 45 vullnetarë dhe banorë të zonës, si dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura.
Prefektura e Qarkut Shkodër, në koordinim me Bashkinë Pukë, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile, vijon koordinimin dhe monitorimin e operacionit.
Ndërhyrjet janë intensifikuar në zonat me rrezikshmëri më të lartë, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe banesave, si dhe izolimin dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-22 08:25:54
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


