Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, tha se babai i tij, 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë, në një lidhje direkte për “Review” me Greta Topjanën.
Ai e cilësoi mbështetjen e qytetarëve në protestë si një motiv të madh, ndërsa tha se populli i ka shpallur të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së.
“Mbështetja në protestë është një motiv i madh. Populli i ka shpallur të pafajshëm dhe ata janë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Momenti i vendimit ka qenë shumë i rëndë. Babain e kam vizituar dhe ai ka një vullnet të fortë. Jam shumë krenar për të dhe ne ia kemi forcuar edhe mua. Jemi krenarë për të gjithë secilin prej tyre. 25 vite janë një dënim shumë i rëndë. Babai është 76 vjeç dhe momenti kur i përfundon ky dënim mundet të mos jetë gjallë. Jemi krenarë për të, sepse kemi 20 vjet të lirë që mund të mos i kishim pa luftën e UÇK-së”, u shpreh Altin Krasniqi.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-18 21:02:32
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
