Rreth 510 studentë janë regjistruar deri në fund të raundit të dytë në Universitetin “Fan Noli” në Korçë.
Shifra është thuajse e njëjtë me dy vitet e fundit në të njëjtën fazë, ndërsa universiteti ka ruajtur kuotat e pranimit.
Këtë vit, universiteti ofron 7 programe studimi dyvjeçare, 26 programe Bachelor, 14 Master Profesional, 14 Master Shkencor dhe 2 programe doktorature.
Ndër programet me më shumë preferenca janë Inxhinieri Informatike, program dual në bashkëpunim me Universitetin Politeknik, Teknologji Informacioni, Informatikë Biznesi, Financë, Menaxhim dhe Marketing.
Interes ka pasur gjithashtu për Teknologji Ushqimore, Gjuhë Angleze, si dhe programet e Infermierisë, Mamisë dhe Sporteve.
Por këtë vit disa programe nuk do të aktivizohen, mes tyre Gjuhë dhe Kulturë Franceze, Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Gjuhë Pakicash, Ekonomi dhe Matematikë-Fizikë.
Në të njëjtën kohë, Universiteti “Fan Noli” ka zgjeruar ofertën me programe të reja, duke synuar përshtatjen me kërkesat e tregut të punës dhe profilizimin e universitetit.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Një prej programeve të reja është Bachelor në Data Science, në gjuhën shqipe dhe angleze, i krijuar nga riorganizimi i programit Matematikë-Informatikë.
Në nivelin Master Shkencor janë hapur Shkenca Kompjuterike, program dual me Universitetin e Barit, dhe Turizëm Smart dhe Zhvillim Rajonal, një program ndërdisiplinor që përfshin turizmin, gjeografinë dhe bujqësinë.
Risi ka edhe në ciklin e doktoraturës, me programin Studime Gjuhësore dhe Etnokulturore në Rajonin e Ballkanit, në bashkëpunim me Universitetin e Timishoarës në Rumani, si dhe programin për teknologjitë e avancuara dhe aplikimet e inteligjencës artificiale në kërkimin ndërdisiplinor.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-05 08:48:41
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
