Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Dukagjin, ku babë e bir u qëlluan për vdekje, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.
Mësohet se autorët kanë hapur zjarr drejt automjetit ku udhëtonin 82 vjeçari Prelë Gjoni, djali i tij, 57-vjeçari Lekë Gjoni, si dhe një person i tretë Lazër Bashi. Si pasojë e breshërisë së armëve, babë e bir humbën jetën, ndërsa Bashi mbeti i plagosur dhe u transportua fillimisht në Spitalin e Shkodrës e më pas drejt Tiranës. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve, mësohet se në vendin e atentatit, në rrugën e fshatit Xhan, janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja. Sipas të dhënave paraprake, autorët, të paktën dy persona, kanë përdorur një kallashnikov dhe një armë të tipit MP5. Ngjarja dyshohet se ndodhi rreth orës 16:00, teksa babë e bir po ktheheshin nga banesa e vjetër në Dukagjin në drejtim të Shkodrës. Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa Policia dhe forcat RENEA kanë nisur kontrollet në zonën e thepisur të Dukagjinit, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Hetimi po përballet me disa vështirësi, pasi zona ku ndodhi atentati ka terren të thyer, mungon sinjali telefonik dhe nuk ka kamera sigurie që mund të ndihmojnë në gjurmimin e autorëve.
Familjarët kanë deklaruar se viktimat nuk kishin konflikte të njohura, ndërsa grupi hetimor po verifikon të gjitha pistat e mundshme. Një prej tyre lidhet me divorcin e 57-vjeçarit, por deri tani nuk ka prova konkrete që ta lidhin këtë çështje me atentatin.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 08:14:40
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


