Nga Mentor Kikia
Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes!
Një djalë i ri humbi jetën sot në mëngjes, duke shkuar në punë.
Në fakt nuk e humbi, ia morën.
E vranë!
Vrasje quhet edhe kur je duke udhëtuar me makinë dhe një kamikaz të vjen përballë.
Xhesjon Zogu, 26 vjeç, po udhëtonte me makinë kur dikush iu fut në parakalim të gabuar dhe u përplasën.
Xhesjonin e kam patur student në gazetari. Ishte koleg pune me tim bir, në WBU. Në punë po shkonte në mëngjes, por nuk mbërriti dot.
Njerëz, mblidhni mendjen nëse ju ka mbetur ende ndonjë farë!
Ne jemi barbarë në raport me edukatën në rrugë. Jemi të çmendur që nxitojmë, pa disku as se pse, e as për ku.
Nuk pyesim për rregulla, për rrezik.
Rrugë që kanë probleme serioze me sinjalistikën e sigurisë. E njerëz që kanë problem edhe më serioze me sinjalistikën e mendjes.
Qofsh i parajsës Xhesjon.
Ngushëllime familjes dhe miqve të tij.
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!” 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-02 15:09:19
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

