Pasi Presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi se nuk ishte i kënaqur me propozimin e ri Iranian për paqe, Wall Street Journal ka raportuar detaje të reja nga plani që Teherani i dorëzoi Pakistanit për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve me Washingtonin.
Sipas detajeve të bëra publike nga burime diplomatike, propozimi i ri iranian parashikon që diskutimet për kushtet e Teheranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit të zhvillohen paralelisht me garancitë amerikane për ndërprerjen e sulmeve dhe heqjen e bllokadës ndaj porteve iraniane. Më herët, Irani kishte kërkuar heqjen e bllokadës si kusht paraprak për nisjen e bisedimeve.
Propozimi gjithashtu sugjeron që çështjet që lidhen me programin bërthamor të trajtohen në këmbim të lehtësimit të sanksioneve amerikane.
Irani ka sinjalizuar përmes ndërmjetësve se është i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve në Pakistan në fillim të javës së ardhshme, nëse Uashingtoni tregohet i hapur ndaj këtij propozimi.
Pas dorëzimit të propozimit Iranian në Pakistan, vend i cili po negocion mes Teheranit dhe Washingtonit, dy vendet duket se janë më pranë rinisjes së luftës sesa arritjes së një marrëveshjeje paqeje.
Presidenti Amerikan Donald Trump është informuar tashmë mbi opsionet ushtarake që Shtetet e Bashkuara kanë për të kryer sulme precize ndaj infrastrukturës kritike të Iranit, ndërsa Teherani, sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, ka nisur mbledhjen e municioneve për një tjetër përballje ushtarake. Irani ka refuzuar të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve në Pakistan javën e kaluar, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë vijuar presionin e tyre ekonomik maksimal me bllokimin e porteve iraniane nga aksesi i tyre në ngushticën e Hormuzit. Teherani ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm të bëjë lëshime të mëdha në programin e tij bërthamor, ndërsa Amerika kërkon që Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit deri në 20 vite dhe të dorëzojë rezervat që zotëron, kërkesë kjo e cila është kundërshtuar nga Teherani.
Zbulohet propozimi i ri iranian/ “Diskutime për hapjen e Hormuzit, me garanci nga SHBA për heqjen e bllokadës” 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-02 10:20:32
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


