
Ukraina ka vendosur sanksione ndaj krijuesve të serialit të animuar “Masha dhe Ariu”, duke i akuzuar për përhapjen e narrativave pro-ruse dhe përbërjen e një kërcënimi ndaj sigurisë kombëtare. Vendimi, i firmosur nga presidenti Volodymyr Zelensky, prek studion Animaccord, themeluesin dhe drejtuesin e saj, si dhe regjisorin, skenaristin dhe bashkëproducentin e serialit.
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda 2026
Autoritetet ukrainase pretendojnë se seriali, i përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe i ndjekur në mbarë botën, gjeneron të ardhura për shtetin rus dhe përhap mesazhe të lidhura me propagandën e Kremlinit. Këshilltari i Zelenskyt për politikën e sanksioneve, Vladyslav Vlasyuk, tha se duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë propagandës ruse kur ajo u drejtohet fëmijëve dhe shpërndahet përmes platformave të mëdha ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Animaccord, Melanie Bonvicino, i ka cilësuar akuzat si “të rreme dhe shpifëse”, duke theksuar se studioja vepron në mënyrë të pavarur dhe nuk financohet nga qeveria ruse. Edhe më herët, një grup deputetësh britanikë i kishte kërkuar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që platformat e transmetimit ta hiqnin serialin, duke pretenduar se disa episode përmbajnë propagandë ruse.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
Kremlini dënoi sanksionet ukrainase, duke thënë se shënjestrimi i një filmi vizatimor për fëmijë tregon, sipas tij, “shëmtinë e regjimit të Kievit”. “Masha dhe Ariu” është frymëzuar lirshëm nga një përrallë tradicionale ruse dhe konsiderohet ndër serialet më të ndjekura në YouTube.
/vizionplus.tv
Zelensky ndalon filmin vizatimor “Masha dhe Ariu” në Ukrainë, akuzohet për propagandë pro-ruse 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-21 13:24:50
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


