
Në sondazhin e fundit të ARD-së para zgjedhjeve për parlamentin e landit Saksoni-Anhalt, AfD-ja kryeson qartë. CDU-ja vazhdon të humbasë mbështetje.
Nëse zgjedhjet për parlamentin e landit të Saksoni-Anhaltit do të mbaheshin të dielën e ardhshme, CDU-ja do të fitonte aktualisht 22 për qind të votave. Ky do të ishte rezultati më i ulët historik i partisë në këtë land. Krahasuar me sondazhin e fundit për landin Sachsen-Anhalt, zhvilluar në fund të korrikut, CDU humbet edhe 2 përqind.
AfD-ja aktualisht mund të llogarisë me 42 për qind të votave (+1 % krahasuar me korrikun), çka do të nënkuptonte dyfishimin e rezultatit të saj të vitit 2021 dhe rezultatin më të mirë të arriitur ndonjëherë prej saj në zgjedhjet rajonale në Gjermani.
Partia E Majta do të fitonte aktualisht 11 për qind (-2%), socialdemokratët SPD 8 për qind (+1%), ndërsa Të Gjelbrit 6 për qind (+1%). Të tri partitë ndodhen kështu afërsisht në nivelin e rezultateve të vitit 2021.
Partia BSË do të mbetej sipas sondazhit aktual jashtë parlamentit me 4 për qind vota, pasi nuk do të kalonte pragun zgjedhor. Partia liberale FDP do të merrte 3 për qind. Të gjitha partitë e tjera së bashku do të arrinin 4 për qind.
Këto janë rezultatet e sondazhit përfaqësues parazgjedhor të medias publike gjermane ARD-së. Për këtë anketë instituti i sondazheve infratest dimap intervistoi nga e hëna deri të martën 1.511 qytetarë me të drejtë vote në landin Saksoni-Anhalt.
Sondazhet nuk janë parashikime
Ky sondazh nuk përbën në asnjë mënyrë një parashikim të rezultatit zgjedhor. Ai pasqyron gjendjen e opinionit politik gjatë javës në vijim. E ashtuquajtura “pyetje e së dielës” mat një moment të ndërmjetëm në procesin e formimit të qëndrimit të votuesve, i cili përfundon plotësisht vetëm ditën e zgjedhjeve.
Për këtë arsye nga sondazhet mund të nxirren vetëm me kufizime përfundime mbi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Një arsye është se shumë votues vendosin vetëm në momentet e fundit, ndërsa faza përfundimtare e fushatës zgjedhore ende nuk ka përfunduar.
Pak më shumë se një ndër dhjetë votues me të drejtë vote në Saksoni-Anhalt (11 për qind) thotë se preferenca e tij partiake mund të ndryshojë ende deri ditën e zgjedhjeve. Për shtatë në dhjetë votues vendimi se për kë do të votojnë tashmë është i prerë. Rreth një ndër pesë (19 për qind) anon drejt mosvotimit, ose nuk shfaq deri tani ndonjë preferencë për një parti të caktuar. /DW/
Zgjedhjet në Gjermani, AFD kryeson bindshëm në sondazhe 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-27 15:02:53
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

