SHQIPËRI- Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 4 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 2 janë nën mbikëqyrje.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
Ministria e Mbrojtjes thotë se në përballimin e situatës janë angazhuar 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse, ndërsa në operacione janë përfshirë edhe 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura.
Situata më problematike paraqitet në Malin e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe zgjerim i vatrave të zjarrit. Sot në terren janë angazhuar 15 zjarrfikës, 9 forca të AdZM-së dhe 20 efektivë të FA-së.
Në qarkun Dibër vijojnë të jenë aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal po operojnë 38 forca të MZSH-së dhe bashkisë, së bashku me 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë janë angazhuar 91 forca. Sipas autoriteteve, zjarri në Sllatinë nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.
Ndërkohë, në Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për banesat.
Gjatë natës është regjistruar edhe një tërmet me magnitudë 4.7, me epiqendër në njësinë administrative Vergo, në bashkinë Delvinë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk janë raportuar probleme në komunitet apo në infrastrukturë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë vendin, ndërsa strukturat operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.
Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra janë aktive, riaktivizohen flakët në Qafë-Priskë 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-30 08:52:42
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


