
Situata e zjarreve në vend paraqitet në përmirësim, por disa vatra vijojnë të jenë aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 14:00 të 24 gushtit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë aktive dhe 7 të tjera nën mbikëqyrje.
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda 2026
Në operacionet e ditës janë angazhuar 216 forca operacionale dhe 8 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 70 efektivë, një automjet zjarrfikës, një ekskavator të rëndë dhe dy helikopterë për ndërhyrjet në zonat më të vështira.
Vëmendja kryesore është përqendruar në Malin e Dajtit, ku po punojnë 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 30 zjarrfikës, të mbështetur edhe nga ajri. Pavarësisht terrenit të vështirë, autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, në Pukë situata është përmirësuar ndjeshëm, pasi zjarret në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë shuar, ndërsa vatra në Prozhëm vijon me intensitet të ulët.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafën e Helmës, ndërsa zjarri në Bërshi është shuar. Në Lezhë, vatrat në Lufaj dhe Shtuf janë fikur, ndërsa Kalivaçi dhe zona e Tenës vijojnë të monitorohen. Edhe në Elbasan dhe Vlorë po mbahet nën vëzhgim situata, pa rrezik për banesat.
Një vatër e re është raportuar në malin e Luzatit, në Tepelenë, ku strukturat zjarrfikëse vendore kanë nisur ndërhyrjen. Autoritetet vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat e prekura, me fokus mbrojtjen e banesave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.
/vizionplus.tv
Zjarret në vend, 5 vatra aktive dhe 7 nën mbikëqyrje, ndërhyrja vijon në disa qarqe 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 13:14:13
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

