Kryeministri Edi Rama tha gjatë një bashkëbisedimi me studentë se korrupsioni në Shqipëri është shumë më i madh në perceptim se sa në realitet.
Rama vuri në dukje se një vend nuk çlirohet nga korrupsioni vetëm duke dënuar të korruptuarit, por duhet që të formësohen institucionet, që t’u garantojnë shërbime njerëzve.
“Unë mendoj që korrupsioni në Shqipëri sot është shumë më i madh në perceptim se sa në realitet, jo se në realitet korrupsioni s’është problem. Korrupsioni është problem për shkak se institucionet janë në formësim. Sepse çfarë e bën korrupsionin aktiv dhe të ‘suksesshëm’ është hapësira që ai gjen si një alternativë për personin, ose subjektin që kërkon të marrë një shërbim, të fitojë një të drejtë, dhe të cilën institucionet s’ia garantojnë. Ky është korrupsioni. Shumë shpesh njerëzit e ngatërrojnë korrupsionin me thjesht persona të këqij që duhen çuar në ferr dhe pastaj ne do shpëtojmë. Jo! Patjetër që ata që kapen me korrupsion duhen dënuar, por vetëm kjo s’e çliron një vend nga korrupsioni. Që një vend të çlirohet nga korrupsioni, duhet që shërbimet t’ua garantojnë njerëzve institucionet”, tha Rama.
“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-02 07:49:15
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


